Noka krah Bardhit në Shkodër: PD e hapur për çdo qytetar dhe deputet

0
144

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe kryetari i Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi ishin këtë të mërkurë në Shkodër, për të zhvilluar takime me bazën e partisë.

Në një prononcim për gazetarët, Bardhi tha se “turi jonë do të synojë për të thithur edhe ata pak demokratë që ndodhen në një rrugë të gabuar”.

Thirrje për bashkim bëri dhe Flamur Noka.“Pas bashkimit tonë përfundimtar aq të pritur nga demokratët, e nisëm këtë proces të bashkimit në bazë në Shkodër”, tha ai.

Ajo që është e rëndësishme për ne është se dera jonë ka qënë dhe është e hapur për çdo demokrat dhe për çdo qytetar të këtij vendi, politikan apo jo, deputet apo jo që sheh rrezikun vetëm te Edi Rama dhe regjimi i tij. Dera jonë do të ngelet e hapur dora jonë do të ngelet e shtrirë por është në zgjedhjen e gjithsecilit të rreshtohet me regjimin apo me opozitën. Për ne qytetarët shqiptarë po presin rreshtimin përkrah opozitës për tu përballur me Edi Ramën”, u shpreh Noka.

Derë e hapur dhe për Lulzim Bashën?

“Për çdo demokrat dhe për çdo qytetar që është në betejë me Edi Ramën dhe regjimit, Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj deri më sot e kanë vërtetuar se janë dy pengje të regjimit, për të tjerët dera është e hapur dhe do të jetë e hapur”, u përgjigj Noka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here