Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, shoqëruar nga të gjithë deputetët e qarkut Shkodër dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, ka zhvilluar takime me bizneset në bashkinë Shkodër. Ky është takimi i parë në terren që nga e hëna, ku u arrit bashkimi i PD. Në reagimin e tij Bardhi thekson se ekonomia është dështimi më i madh i Qeverisë së Edi Ramës dhe kryearsyeja për të ngritur zërin e protestuar në 20 Shkurt, ora 17:30 përpara Kryeministrisë.
Postimi i plotë i Gazment Bardhit:
Ekononia është dështimi më i madh i Qeverisë së Edi Ramës dhe kryearsyeja për të ngritur zërin e protestuar në 20 Shkurt, ora 17:30 përpara Kryeministrisë.
Shqipëria për shkak të politikave të gabuara të Edi Ramës renditet e para në Europë për numrin e madh të popullatës në pasiguri për ushqim, e krahasueshme vetëm me disa shtete të Afrikës.
Nga Shkodra nisëm turin e takimeve për të ftuar qytetarët të reagojnë dhe të na bashkohen në protestën e 20 Shkurtit. Në takimet me qytetarë dhe bizneset e zonës, kuptuam nga afër padurimin e tyre për tu bashkuar në projektin për ndryshimin e gjendjes në vend dhe për një ekonomi që garanton mirëqenien për çdo qytetarë shqiptarë.