Vrasja në Durrës, flet dëshmitari: Autori po e ndiqte me vrap

40-vjeçari Halil Koka u qëllua me thikë për vdekje ditën e sotme në Durrës pas një debati me 35-vjeçarin Ilir Koçilja.

Një nga dëshmitarët tha se autori po e ndiqte me vrap 40-vjeçarin, ndërkohë që viktima pasi ke bërë disa hapa është rrëzuar dhe më pas ka ndërruar jetë pranë koshave.

“Erdhën që këtë nga tatimet me vrap. Ai po e ndiqte me vrap, por unë nuk e pashë. Ai erdhi, u rrëzua dhe ngeli aty te  koshat”, tha një dëshmitar për News24, i cili theksoi se “ambulanca dhe policia erdhën në kohë”.

Sherri nisi për një vend parkimi, por ata kane patur edhe konflikte te mëparshme me njëri-tjetrin për shkak të një borxhi të pashlyer. Kujtojmë që autori dhe viktima kanë qenë komshinje me njëri-tjetrin.

Share it :