Një 29 vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi akuzohet për vjedhje ndërsa.
Nga veprimet hetimore, dyshohet se 29 vjeçari ka kryer pesë vjedhje në qytet brenda disa javëve.
Vjedhjet e kryera nga 29 vjeçari:
1. Më datë 27.12.2023, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike dhe motorë të pajisjeve frigoriferike.
2. Më datë 30.12.2023, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike, në qendër të qytetit;
3. Më datë 06.01.2024, dyshohet se ka vjedhur aparatin celular të një shtetaseje, në një supermarket;
4. Më datë 11.01.2024, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektrike, në një magazinë;
5.Më datë 14.02.2024, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike, në lagjen “Pavarësia”.