Blinken takim me zyrtarë të drejtësisë, Bardhi: Inkurajim për të çuar para Reformën në drejtësi dhe për të zbatuar ligjin

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, në studion e News24 ka folur në lidhje me vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit në Tiranë.

Ai ka komentuar në lidhje me faktin që zoti Blinken do të takojë përfaqësues të drejtësisë.

E shoh si inkurajim për institucionet e drejtësisë për të çuar para Reformën në drejtësi. Nxitje për të zbatuar ligjin e për të vijuar me punë korrekte.

Ne nuk kemi betejë me institucionet e drejtësisë, duhet t’i nxisim të zbatojnë ligjin. Ka raste kur devijojnë nga ligji apo gabojnë por kjo duhet parë rast pas rasti”, tha Bardhi.

 

 

Sa i përket bashkëpunimit me Berishën pas takimit në një kohë që ish-kryeministri është non grata në SHBA, Bardhi tha se brenda PD ka diversitet mendimi ndërsa shtoi se nuk ka sulm ndaj SHBA.

Share it :