Blinken viziton sot Tiranën, ja rrugët dhe oraret ku ndalohet qarkullimi

0
74

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do të vijë ditën e sotme në Tiranë dhe mbi një mijë forca policie do të jenë të angazhuara në mbarëvajtjen e sigurisë.

Gjithashtu, do të bllokohet dhe qarkullimi i automjeteve në dy fasha të ndryshme oraresh 09:30-12.30 dhe 17:30-20.00, teksa në disa akse është ndaluar parkimi që pasditen e djeshme. Sipas planit të masave të publikuar nga Policia ndalohet parkimi në disa rrugë përreth Kryeministrisë, si “Faik Konica”, “Dervish Hima”, “Ismail Qemali”, “Gjergj Filipi”, “Lek Dukagjini”, Rruga e Elbasanit, etj.

Antony Blinken pritet të mbërrijë në Shqipëri rreth orës 11:00 dhe pritet të qëndrojë deri në 20:00.

Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku do të kalojë Blinken janë vendosur flamuj shqiptarë dhe amerikanë. Ndërkohë, në fasadën e Fakultetit Politeknik është vendosur një banderolë e zyrtarit të lartë amerikan, me mbishkrimin “Mirë se vjen zoti Blinken”!

Fokusi i kësaj vizite pritet të jetë e ardhmja e Shqipërisë dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e viziton për herë të parë Shqipërinë sot më datë 15 shkurt. Sekretari amerikan i Shtetit do të takohet me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, me të cilin do të ketë edhe një konferencë shtypi. Kryeministria njofton se takimi dhe konferenca janë parashikuar në harkun kohor 16:00- 19:00.

Ku ndalohet qarkullimi? (ora 09:30-12.30 dhe 17:30-20.00, të datës 15.02.2024)

1-Interurbane dytësore Fushë Prezë-Rinas;
2-Interurbane dytësore Rinas-Qafë Kashar dhe anasjelltas;
3-Interurbane kryesore Qafë Kashar – ish-sheshi Shqiponja dhe anasjelltas;
4-Interurbane kryesore ish-sheshi Shqiponja-Teg-Sanatorium dhe anasjelltas;
5-Rruga e Elbasanit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Faik Konica”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Themistokli Germenji”, rruga “Abdyl Frashëri”, rruga “Ukraina e Lirë”, rruga “Gjergj Filipi”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe bulevardi “Bajram Curri”.

Ku është ndaluar parkimi? (nga ora 19:30 dje deri në orën 20.00 sot)

1- Rruga “Faik Konica”
2- Rruga “Dervish Hima”
3- Rruga “Ismail Qemali” (para Kryesisë së Kuvendit),
4- Rruga”Gjergj Filipi”
5- Rruga”Lek Dukagjini”
6-Rruga e Elbasanit
7-“Papa Gjon Pali II”
8- Bulevardi “Bajram Curri”,
9- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”,
10-“Ukraina e Lirë” (Gjykata Kushtetuese)

Cilat janë rrugët alternative për në Rinas?

1-Qytetarët që duan të shkojnë në aeroportin “Nënë Tereza”, më datë 15.02.2024, nga Durrësi dhe veriu, do të ndjekin drejtimin Vorë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim, Fushë Krujë-Fushë Prezë-Rinas dhe kthim!
2-Nga juglindja dhe Tirana, do të ndjekin unazën lindore-Farmacia 10-Stacioni i Trenit-Bulevardi i Ri-Paskuqan-Kamëz -Valias-Aeroporti i Rinasit, dhe kthimi në të njejtin itenerar.

Emergjenca mjekësore?

Të ndiqen rrugët dytësore dhe të tjera, në drejtim të spitaleve perkatëse, të ndryshme nga ato që do të përshkohen nga delegacioni amerikan.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here