Kur ishte në pushtet priste në radhë për foto/ Rama i rikthehet kritikave ndaj Trump: Nuk kam parë dobësim të NATO-s, pavarësisht deklaratave të ish-presidentit

Kryeministri Edi Rama është shprehur në konferencën e përbashkët me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken ka folur për NATO-n, duke thënë se nuk ka parë kurrë dobësim pavarësisht deklaratave që ish-presidenti Donald Trump i ka bërë dhe më herët.

Rama gjithashtu tha se ajo që e bën më unike Amerikën është se kurrë nuk i është larguar parimeve dhe vlerave.

Pyetja: Zoti Kryeministër, u përmend kontributi juaj për Ukrainën ndërkohë që Kongresi Amerikan është përpjekur për muaj të tërë për të kaluar një paketë të madhe për Ukrainën dhe pse po hyn në vitin e tretë të luftës. A po e shihni këtë si një mbështetje në zbehje të SHBA ndaj Ukrainës?

Rama:Po më shtyn në një drejtim që kam frikë se mund të jetë i rrezikshëm. T’i përgjigjem pyetjes tuaj duhet të shkrihem në politikën amerikane që nuk është shumë e këshillueshme kur je mik i Amerikës. Por mund t’u sugjeroj të ndani me publikun amerikan një hartë të Mongolisë për të parë arsyetimin e legjitimitetit të sulmit kundër Ukrainës nga Rusia duke shkuar deri në shekullin e IX. Aso kohe Rusia ishte në kuadër të kufirit mongolez.

Të shkatërrosh të ardhmen e të tjerëve është një veprim i marrë. Në këtë situata Ukraina nuk do të mbijetonte kurrë pa SHBA dhe aleatet e tjerë që nuk janë të prirur të hyjnë në luftë, por duan të mbrojnë Ukrainën, botën të cilën besojnë. Nëse doni që unë të kem një qasje në lidhje me kongresin Amerikan, nuk dihet të hyj aty. Diçka mund ta them. Kam pasur privilegjin të jem kryeministri i Shqipërisë në NATO kur aty ishte ish-presidenti, dhe pavarësisht retorikës, mënyrës plot ngjyrime për t’u përballur me oponentët, nuk pashë ndo nuk pashë një dobësim të NATO-s, por ajo që ishte vendosur më përpara vazhdonte të qëndronte. Çdo vend filloi të hidhte më shumë para për të rritur buxhetin.

Zgjedhjet janë zgjedhje, Trump është Trump, por Amerika është më shumë se kaq. Ajo që e bën unike Amerikën, është se Shtetet e Bashkuara nuk do t’u largohen kurrë parimeve dhe vlerave që duhen mbrojtur me çdo çmim. Nuk kam frikë nga asgjë, përveçse nga lëkundja dhe heqja e mbrojtjes së vetes tonë duke mbrojtur Ukrainën për të pasur shtëpitë e tyre të paprekura dhe për të jetuar pa kërcënuar nga harta të bazuara në shekujt e shkuar.

Nuk mendoj se NATO do të dobësohen, nuk besoj se Amerika do t’i ikë rolit të tyre. Mendoj se çështjet amerikane janë çështje amerikane.

Share it :