Ne fjalen e tij para protestuesve, lideri demokrat Sali Berisha theksoi se kryeministri Rama edhe dje ne konferencen me sekretarin amerikan te shtetit fajesoi Koskoven per mungesen e dialogut me Serbine.
“Edhe dje në praninë e sekretarit Blinken, për këtë bufator të shpifur të Beogradit nuk ishte Serbia problemi i rajonit, por ishin shqiptarët, ishte Kosova.
O tradhtar, 20 shkurti po vjen, shqiptarët do të japin ty, atë që meriton.
Miqtë e mi!
Në rast se duam këtë komb, duam fëmijët tanë, duam veten tonë, dua të ndalemi dhe të mendojmë se Shqipërinë e bëjnë shqiptarët dhe vetëm shqiptarët, se drejtësinë e bëjnë shqiptarët dhe vetëm shqiptarët.
Se demokracinë në Shqipëri, e ndërtojnë shqiptarët dhe vetëm shqiptarët.
Ndaj dhe të besojmë tek njëri-tjetri. ADN-ja shqiptare, idealet e lirisë së shqiptarëve, por mbi të gjitha dinjiteti i qytetarëve shqiptarë, dhe me 20 shkurt të mblidhemi sepse 20 shkurti është fundi i tiranëve, është dita në të cilën shqiptarët përmbysin tiraninë.
Rrofshi ju!
Le ta bëjmë 20 shkurtin ditën e dinjitetit tonë, ditën e guximit tonë, ditën e trimërisë tonë, ditën e idealeve tona, ditë e demokracisë, ditën e shpresës për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Rrofshi ju,
Rroftë Shqipëria!”