Departamenti i Shtetit publikoi të zbardhur konferencën e përbashkët mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken.
Megjithatë, në tekstin e zbardhur nuk rezulton askund pyetja që iu bë Blinken për mungesën e takimit me opozitën.
Kjo pyetje iu bë atij nga gazetari Muhamet Veliu i Top Channel. Por pyetja është hequr dhe po ashtu edhe përgjigjja e Blinken.
Nuk dihet arsyeja pse është hequr kjo pyetje.
I pyetur për këtë çështje, Blinken tha: “Në fakt kam pasur mundësi për tu takuar me një sërë njerëzish, kam takuar dhe disa prej personaliteteve kyç të reformës në drejtësi dhe një grup të rinj dhe kur të kthehem nga darka që i detyrohem, do të kemi mundësi të takohem me një segment tjetër të shoqërisë shqiptare, kam marrë mjaftueshëm nga kjo ditë”, tha Blinken.