GJKKO rrëzon kërkesën e SPAK për pushim të një çështje për Lulzim Berishën, i jep 4 muaj kohë për të plotësuar hetimet

GjKKO ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për pushimin e çështjes ndaj Lulzim Berishën për vrasjen e Vajdin Lames, ngjarje e ndodhur në vitin 2005.

Në fillim të dhjetorit SPAK i hoqi akuzat Lulzin Berishës dhe Plarent Dervishajt, të dy të afërm mes tyre. Dervishaj dhe Berisha akuzoheshin për organizimin dhe vrasjen e Vajdin Lamajt, 27 shkurt 2005, të njëjtën natë që dyshohen se vranë në Durrës-Tiranë edhe Klodian saliun, rivalin e tyre.

Dervishaj dhe Berisha po gjykohen edhe për ngjarje të tjera në dosje, si për vrasjen e Klodian Saliut, në të njëjtin proces me Emiljano Shullazin dhe të tjerë. Por akuzat për implikim në atentatin e biznesmenit Lamaj kanë rënë, sepse sipas SPAK s’u gjetën prova bindëse.

GJKKO vendosi kthimin e dosjes së SPAK për plotësim hetimesh dhe i la afat 4 muaj.

Lulzim Berisha u arrestua disa javë më parë në Spanjë dhe Shqipëria ka nisur procedurat e ekstradimit të tij.

Share it :