Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për vendimin ndaj kërkesës së Fredi Belerit

Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar datën e seancës në lidhje me kërkesën e kryetarit te zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Kushtetuesja ka vendosur 19 marsin si datë për të dhënë vendimin pas kërkesës së avokatëve për të përshpejtuar procesin.

Beleri i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kundërshtuar vendimet e gjykatave më poshtë që nuk e kanë lejuar atë të lirohet për të kryer betimin si kryebashkiak.

 

Share it :