Ka nisur sot Konferenca e Partisë së Lirisë ku në fokus të diskutimeve do të jenë pensionistët dhe do prezantohen një sërë propozimesh për tu ardhur në ndihmë. Fjalën e mori kryetari i Patisë së Lirisë, Ilir Meta i cili renditi të gjitha statistikat sa i takojnë situatës aktuale duke thënë se pensionistët sot janë katëgoria sociale më e diskriminuar.
Pjesë nga fjalimi i Metës:
Meta: Kategoria sociale e shoqerise me e diskriminuar mbeten pensionistet te te gjitha kategorive te cilet mbasi kane kontribuar me disa dekada perballohen me nje mase te ulet te pensionit dhe nje kosto te larte te jeteses.
Pensionistet dhe grupet ne nevoje jane varferuar me shume si per shkak te mos rritjes te duhur te pensioneve dhe perfitimeve sociale, te rritjes se cmimeve, dhe kujdesit te munguar shendetesor
- Rritja e diferencuar e pensioneve po te krahasojmë periudhën 2002-2013 dhe 2013-2023
Ndermjet dy periudhave rritja e pensioneve eshte shume here me e larte ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023. Po te krahasojmë dy periudhat e rritjes se pensioneve, tregohet se :
Pensionet e pleqërisë ne zonat urbane janë rritur 3.6 here me shume ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023
Pensionet e pleqërisë ne zonat rurale janë rritur 6.4 here me shume ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023
Pensionet e invaliditetit ne zonat urbane janë rritur 1.5 here me shume ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023
Pensionet e invaliditetit ne zonat rurale janë rritur 5.1 here me shume ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023
Pensionet familiare ne zonat urbane janë rritur 2.3 here me shume ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023
Pensionet familiare ne zonat rurale janë rritur 3 here ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023 ne te cilne janë ulur rreth -23%.
Rritja e pensioneve ne periudhën 2005-2013
Pensionet e pleqërisë per pensionistet ne qytet ne tete vite janë rritur mesatarisht ne 9.3 % ne vit.
Pensionet e invaliditetit ne qytet ne tete vite janë rritur mesatarisht ne 6.3% ne vit.
Pensionet familiare ne qytet ne tete vite u rriten mesatarisht ne 6.7% ne vit.
Pensionet e pleqërisë per pensionistet ne fshat ne tete vite janë rritur mesatarisht ne 23.1% ne vit.
Pensionet e invaliditetit ne fshat ne tete vite janë rritur mesatarisht ne 27.4% ne vit.
Pensionet familiare ne fshat ne tete vite u rriten mesatarisht ne 24.3% ne vit
Rritja e pensioneve ne periudhën 2013-2023
Pensionet e pleqërisë per pensionistet ne qytet ne dhjete vite janë rritur mesatarisht ne 2.6 % ne vit.
Pensionet e invaliditetit ne qytet ne dhjete vite janë rritur mesatarisht ne 4.2% ne vit.
Pensionet familiare ne qytet ne dhjete vite u rriten mesatarisht ne 2.9% ne vit.
Pensionet e pleqërisë per pensionistet ne fshat ne dhjete vite janë rritur mesatarisht ne 3.6% ne vit.
Pensionet e invaliditetit ne fshat ne dhjete vite janë rritur mesatarisht ne 5.4% ne vit.
Pensionet familiare ne fshat ne dhjete vite u zvogëluan mesatarisht ne -2.3% ne vit.
- Cfare ka mbuluar rritja e pensioneve ne periudhën 2005-2013 krahasuar me periudhën 2013-2023