Rama takohet me Talat Xhaferrin gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih

Edi Rama është takuar sot me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Në një postim në rrjetet sociale, Edi Rama shfaqet në krah të Xhaferrit, teksa shprehet se patën së bashku një një bashkëbisedimi vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta dhe programit të dy samiteve të fundshkurtit në Tiranë, për Ukrainën si edhe për Planin e Ri Ekonomik Europian të Rritjes.

“Me mikun tim Talat Xhaferri, pas një bashkëbisedimi vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta dhe programit të dy samiteve të fundshkurtit në Tiranë, për Ukrainën si edhe për Planin e Ri Ekonomik Europian të Rritjes”, shkruan Rama.

Share it :