“Sot ora 10 Programi për pensionistët”/ Meta: PL synon mbështetjen e tyre! T’i japim fund vjedhjes dhe diskriminimit për këtë grupmoshë !

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ndarë sot një njoftim, ku fton të gjithë qytetarët të ndjekin Konferencën që do të zhvillohet në orën 10:00, ku në fokus do të jenë diskutimet mbi diskriminimin e pensionistëve në Shqipëri dhe propozimet për t’iu ardhur në ndihmë. Meta thekson se pjesë e konferencës do të jenë një sërë ekspertësh të financave, çështjeve sociale dhe shëndetit publik për të dhënë propozimet e tyre.

Postimi i Metës :

Mirëmëngjes të dashur miq!

Ju lutem brenda mundësive na ndiqni sot, live në orën 10.00, në Konferencën tonë programatike për t’i dhënë fund diskriminimit të pensionistëve dhe vjedhjes të kontributeve të tyre për një jetë të tërë.

Është koha për t’u dhënë mbështetjen e merituar dhe dinjitoze. Ndiqni propozimet e Partisë të Lirisë dhe ju lutem mirëpresim edhe idetë tuaja.

Ekspertë të shkëlqyer të financave, çështjeve sociale dhe shëndetit publik do të jenë me ne së bashku.

Bëhuni pjesë e këtij debati dhe angazhimi madhor që është një detyrim i vonuar për këtë kategori fisnike dhe modeste të shoqërisë tonë me kontribute të pavlerësuara deri tani.

 

Share it :