Veriun nuk po e ‘zhduk’ emigracioni por korrupsioni !

0
123

Nga Besart Xhaferri:

Shpopullimi në veri dhe verilindje të vendit për fat të keq është në shifra dramatike dhe për t’a kuptuar këtë nuk mjaftojnë vetëm shifrat e ulëta të lindjes, por duhen vizituar këto zona për të kuptuar shkaqet e vërteta të këtij fenomeni, që i ngjason më shumë një politike antikombëtare të mirëfilltë.

Prej 10 vitesh asnjë investim serioz në veri të vendit, teksa lidhja e Shkodrës dhe Lezhës me Tiranën është lënë në mëshirë të një rrugë të para viteve 90, që privon ato rajone vitale nga zhvillimi i turizmit dhe sipërmarrjes.

Lezhën me cinizëm e quan Spanja e Shqipërisë, por për të shkuar nga Shëngjini në Lezhë ne sezonin turistik është një mision i pamundur, pasi sa i përket investimeve madhore në infrastrukturë veriu është lënë tokë pa zot.

Mirdita, Tropoja, Kukësi, Bulqzia, Dibra dhe Mati, zona me pasuri nëntokësore dhe potenciale turistike të jashtëzakonshme, janë lënë në mëshirë të fatit, ku të vetmet investime janë fasadat në pallatet bosh dhe sheshet që janë kthyer si oborre azili.

Këto treva, përmes minierave, hidrocentraleve dhe fabrikave sjellin miliarda euro në buxhetin e shtetit, por prej 10 vitesh shteti çon atje vetëm thërrime, pasi investimet e Rilindjes janë vetëm mbi baza partiake dhe jo ekonomike.

E ndërkohë e njëjta panoramë për fat të keq është edhe në Malësitë e jugut të vendit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here