Zjarr në Vlorë, përfshihen nga flakët kodrat në fshatin Kërkovë

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mesditën e sotme në Vlorë. Në rrethana ende të paqarta janë përfshirë nga flakët kodrat e fshatit Kërkovë.

Dyshohet se ka qënë një banor ai i cili po digjte disa barishte dhe më pas flakët kanë dalë nga kontrollit, duke përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Share it :