Basha, Idrizi e Shehi nuk iu bashkua ftesës, Meta për Federatën e Opozitës: Nuk e kam parë kush e ka firmosur

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar refuzimin e ftesës nga ana e kreut të PD-së, Lulzim Basha për t’iu bashkuar marrëveshjes së krijimit të Federatës së Opozitës.

 

Meta, në një konferencë për mediat, u shpreh se nuk e ka parë kush e ka firmosur dokumentin.

“Më është propozuar dokumenti nga ana e PD-së, është shumë parimor dhe në përputhje me qëllimet e Partisë së Lirisë.

 

Nuk kam parë se kush e ka firmosur dokumentin, por kam firmosur siç do të bëja për gjithçka që do të kthente vendin në shinat kushtetuese dhe për të pasur një demokraci funksionale”, tha Meta.

 

 

 

 

Share it :