Greqia, pengesë për në BE? Rama ‘devijon’ pyetjen

Ndërsa merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kreu i ekzekutivit Edi Rama, u pyet nëse Greqia është bërë pengesë për rrugën e Shqipërisë në BE.

Kreu i qeverisë ‘devijoi’ nga përgjigja e kësaj pyetjeje, duke thënë se nuk ndodhej në Mynih për të shqetësuar miqtë e tij grekë.Jo, ne e dashurojmë Greqinë. Nuk erdha në Mynih për të shqetësuar miqtë e mi grekë, sepse ata ndjekin kudo dhe duan të më shohin, të më dëgjojnë tonin e zërit kur them diçka për jo. Ne e duam Greqinë. Në asnjë mënyrë nuk na hidhni në konflikt me Greqinë. Nuk thashë kafe greke, thashë kafe turke. Kur thashë kafe turke, thashë sepse ka turq në Gjermani”, tha Rama

Share it :