Miliardat nuk mjaftojnë, shembet rruga e re Korçë-Ersekë

Një pjesë e aksit të rrugës së sapondërtuar Korçë–Ersekë është shembur, duke krijuar një gropë të madhe. Dëmtimi i madh i rrugës ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Qarrit. Rruga e re Korçë-Ersekë me gjatësi 35 kilometra pritej të inaugurohej në qershor të vitit të shkuar, por të gjitha afatet janë shkelur.

“Tashmë kantieri është në një fazë shumë të avancuar, pjesa e parë e Lotit të Dytë është përfunduar në 99 %”, deklaronte kohë më parë ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Rruga dytësore Korçë–Ersekë ‘rrëmben’ miliona euro nga buxheti i shtetit. Kostoja ka shkuar në 60 milionë euro për një rrugë të kategorisë C, një karrexhatë me të paktën një korsi lëvizjeje për sens, 35 kilometra e gjatë dhe vetëm 8,5 metra e gjerë. Punimet për këtë aks nisën në qershor të 2013. Tenderi për lotin e parë me gjatësi 17,6 kilometra, u fitua nga kompania A.N.K. me një ofertë prej rreth 17 milion euro.

Share it :