Blushi: 72 milionë euro të shpenzuara për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, sot u përpinë nga gropa e madhe e korrupsionit

Sekretar i Përgjithshëm i Partisë të Lirisë, Tedi Blushi u shpreh se rreth 72 milion euro u shpenzuan për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë (35 km gjithsej) që sot u përpinë nga gropa e madhe e korrupsionit.

Postimi i Blushit:

Rreth 72 milion euro u shpenzuan për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë (35 km gjithsej) që sot u përpinë nga gropa e madhe e korrupsionit.Rruga e florinjtë”, pa mbushur as vitin nga inaugurimi, u shemb në një pjesë të konsiderueshme të saj duke e ndërprerë qarkullimin automobilistik.

Për të shkuar sot nga Korça në Kolonjë apo anasjelltas janë të hapura vetëm shtigjet e dhenve!

As bombardimet e pushtuesve në Luftën e Parë Botërore dhe në Luftën e Dytën Botërore nuk e shkatërruan rrugën dhe as e ndërprenë dot lidhjen mes Korçës dhe Kolonjës.

Këtë mundi ta bënte vetëm korrupsioni i shfrenuar dhe babëzia e Edi Ramës, Belinda Ballukut dhe Ansamblit Hajdutëria të “Rilindjes” që pas 11 vitesh në pushtet, jo vetëm rrugën nuk e ndërtuan, por e lanë sot Korçën dhe Kolonjën pa rrugë fare!

Share it :