Protestuesi, Ndre Molla, i ardhur nga Mirdita në tubimin e përnatshëm që mbahet prej më shumë se një muaji në mbështetje të liderit të opozitës, foli për plagën e madhe që ka pllakosur Shqipërinë nën qeverinë Rama, siç është shpopullimi.
Molla u shpreh se rrethi i Mirditës është braktisur nga keqqeverisja dhe kurrupsioni i qeverisë Rama dhe këto janë arsyet të mjaftueshme që qytetarët të mbushin sheshin më 20 shkurt në protestën e thirrur nga opozita.Vëllezër e motra, Mirdita në vitin 1880 ishte 25-mijë banorë, në vitin 1912 ishte 30-mijë banorë, në 2021 ishte 42-mijë banorë, sa është sot (?), 12-mijë banorë…atëherë a ka arsye për të protestuar kundër kësaj qeverie. Secili mund ta kemi një arsye mos me protest, por janë njëmijë arsyet për të protestuar, sepse ne nuk do ta vajtojmë Shqipërinë, do ta shpëtojmë Shqipërinë. Prandaj u bëj thirrje të gjithëve që më 20 shkurt të jemi në sheshin e Tiranës që të tregojmë focen tonë, forcën e opozitës, forcën e shqiptarisë…”