Në një prononcim për gazetën “STANDARD”, kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, njëkohësisht deputet i kësaj force politike Edi Paloka jep arsyet se pse qytetarët duhet të jenë në shesh në 20 shkurt.
“20 shkurti eshte dita kur cdo shqiptar duhet te jete ne shesh per te protestuar, sepse cdo shqiptar, i djathte apo i majte , ka 100 arsye per te protestuar. Prandaj mjaft “protestuat” kafeneve, me 20 shkurt protesto te pakten me pranine tende ne shesh. Kaq eshte “sakrifica” qe duhet te bej kushdo qe eshte kunder ketij regjimi. E keqja ka arritur ne deren e gjithesecilit, po nuk reaguam sot , nuk do kete te neserme. Te tregojme qe e meritojme te jemi qytetare te Evropes, te pakten duke reaguar ndaj padrejtesive dhe se keqes!”