Balliu flet për protestën: Të gjithë qytetarët duhet të jenë nesër në shesh

Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu ka folur për protestën kombëtare që do të mbahet nesër.

Për Ora News, Balliu u shpreh se presin një pjesëmarrje masive të qytetarëve pasi çdo shqiptar e ka kuptuar se nuk mund të varfërohet populli, e të mbushë xhepat qeveria.

Balliu tha se e gjithë opozita është e përfshirë në këtë protestë.

“Presim një pjesëmarrje masive të qytetarëve. Pjesëmarrja do jetë masive pasi reagimi o qytetarëve ka qenë tejet pozitiv. Të gjitha janë të angazhuar për nja bashkim sa më të madh. Qartazi cdo shqiptar e ka kuptuar se vendi ynë nuk mund të vazhdohet më në këtë mënyrë.

Nuk mund të vazhdojë më duke varfëruar një popull të tërë, që të mbushin xhepat disa pushtetarë të korruptuar si Rama Xhacka, Spiropali, Beqja, etj. Protesta do jetë në orën 17:30, vendi do jetë në Bulevard. Qytetarët do vijnë nga kudo dhe do marrin pjesë në protestë. Do e shihni nesër se cili është programi i protestës.

Kjo do jetë një protestë që i hap rrugë një përballje me qeverinë e cila sot  ka shpopulluar vendin tonë. Kjo është një protestë që hap siparin e një beteje ballore ndaj qeverisë dhe ndaj korrupsionit. Është arsyeja themelore pse sot qytetarët mblidhen në shesh.

Është fakti dhe nevoja për një ndryshim që paratë të mos shkojnë në xhepat e pushtetarëve por në xhepat e qytetarëve.

Kjo protestë ka filluar organizimin në momentin e thirrjes së kësaj protestë që ka qenë në 7 shkurt në mos gaboj. Pra ka qenë në pak ditë. Fakti është se aksioni opozitar ka kohë që ka nisur. E gjithë opozita është e përfshirë. Të gjithë qytetarët duhet të jenë nesër në protestë”, tha Balliu.

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *