Këshilltari Ekonomik në PD dhe Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti ka reaguar në rrjetet sociale duke bërë thirrjen e tij për të protestuar në 20 shkurt dhe duke renditur disa arsye pse shqiptarët duhet të protestojnë.
Postimi i plotë i Dorjan Telitit:
🔷Protestoni për veten, fëmijët dhe të ardhmen tonë!
1️⃣👉Protestoni nesër prindër për fëmijët që ju mungojnë në shtëpi dhe kanë marrë rrugët e emigrimit, pasi këtu s’kanë shpresë dhe mundësi për një jetesë normale.
2️⃣👉Protestoni prindër për arsimin e dobët, klasat e ftohta e të mbipopulluara, për shkollat me dy turne.
3️⃣👉Protestoni për shëndetësinë që nuk shërben dhe ilacet që kushtojnë e nuk blihen dot nga shumica e shqiptarëve.
4️⃣👉Protestoni fermerë për mundin tuaj që ikën dëm, për produktet që nuk i shisni dot dhe i hidhni në kanal, për subvencionet që nuk i merrni dhe për presionin që keni nga një grusht grumbulluesish në emër të qeverisë.
5️⃣👉Protestoni sipërmarrës për taksat e rritura këto vite që ju marrin frymën dhe frytet e mundit tuaj, protestoni kundër klientelizmit dhe parasë së pistë që ju bën konkurrencë të pandershme.
6️⃣👉Protestoni nesër ju profesionistë të lirë që po taksoheni 23% për mendjen tuaj.
7️⃣👉Protestoni nesër për shpërdorimin që i bëhet buxhetit të shtetit për lukse, tendera pa garë e kontrata koncesionare PPP, për paratë që digjen nga inceneratorët imagjinarë.
8️⃣👉Protestoni nesër për infrastrukturën e paguar por të munguar, për “rrugët e lëna rrugëve” nga rilindja, asnjë aks i rëndësishëm rrugor nuk ka përfunduar këto 11 vite.
9️⃣👉Protestoni nesër për kafshimin që i bëhet hapësirave dhe pronës publike, për të drejtën për të thithur ajër të pastër e jo helm, Tirana 18 herë më e ndotur se normat e lejuara të OBSH-së.
🔟👉Protestoni nesër për të drejtën e të paturit një qeverisje që punon në interes të qytetarëve dhe sipërmarrjes, që mbron qytetarin dhe jo qeveritarin, që mbështet trurin dhe jo injorantin, që con Shqipërinë në Europë dhe jo shqiptarët në emigrim. Protestoni për të patur një shtet ligjor dhe të drejtën për të patur të drejta!