Erisa Xhixho: Nesër mos hezitoni, të gjithë para Kryeministrisë! Të kërkojmë llogari për shpopullimin e vendit dhe rrënimin ekonomik të çdo familje shqiptare

Opozita ka ndërmarrë një angazhim kapilar sa i takon protestës së nesërme para Kryeministrisë. Nesër protestohet si opozite e bashkuar, pasi grupimit te Rithemelimit dhe aletaeve si PL, PR, PAA e PDK u bashkohet edhe grupimi i Gazment Bardhit. Lidhur me kete proteste, deputetja e PL-se Erisa Xhixho ne nje prononcim per gazeta “STANDARD” ka vene ne dukje te gjitha arsyet se pse qytetaret duhet te jene neser ne shesh.
”Nesër më 20 shkurt ne protestojmë dhe kërkojmë me forcë llogari për çmimet që vetëm rriten në stratosferë dhe konsumin që ulet.
Për dështimin në cilësi të sistemit arsimor shqiptar, për mosmbajtjen e premtimit e 2013 për 5% PPB ndërkohë që sot është 2.2% PPB.
Kerkojme llogari që në 4 vjet janë rreth 56 mijë nxënës më pak.
Për shëndetësinë falas, premtimi që u shndërrua në mashtrim pasi shqiptarët paguajnë 60% nga xhepi për shëndetin, më shumë se të gjithë në Europë.
Për bujqësinë që po falimenton dhe blegtorinë që po zhduket
Për pensionistët me pensionet më të vogla në rajon, që nuk përballojnë dot çmimet e produkteve bazë
Për bizneset që po mbyllen dhe taksat që shtohen.
Për taksën e shpopullimit 23% për profesionistët e lirë.
Jane te gjitha keto arsyeja dhe qindra te tjera qe kane qytetaret e ketij vendi per te dale neser ne shesh ne oren 17:30 para Kryeministrise.
Të dalim në protestë për veten tonë, për familjet tona, për Shqipërinë që të jetë vendi i mundësive për të gjithë e jo vetëm për disa.
Protesta është mbi të gjitha respekt e dinjitet për veten.”
Erisa Xhixho: Nesër mos hezitoni, të gjithë para Kryeministrisë! Të kërkojmë llogari për shpopullimin e vendit dhe rrënimin ekonomik të çdo familje shqiptare

Luçiano Boçi: Nesër të gjithë në shesh!

Erisa Xhixho: Nesër mos hezitoni, të gjithë para Kryeministrisë! Të kërkojmë llogari për shpopullimin e vendit dhe rrënimin ekonomik të çdo familje shqiptare

E thotë edhe Baton Haxhiu: Takimi i

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko