Mjeti del nga rruga dhe përplas 4 këmbësorë në Burrel, shoferi largohet nga vendi i ngjarjes

Katër këmbësorë kanë mbetur të plagosur nga përplasja e një mjeti.

Drejtuesi i “Benz-it” Y. Xh., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke aksidentuar 4 këmbësorët.

Pas aksidentit, drejtuesi është larguar nga vendi i ngjarjes. Të plagosurit aktualisht po marrin mjekim në spital.

“Me datë 19.02.2024, në vendin e quajtur ‘ish grumbullimi’ në qytetin e Burrelit, shtetasi Y.Xh., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka aksidentuar 4 shtetas (këmbësorë), të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Shërbimet e Policisë i janë vënë në ndjekje drejtuesit të mjetit shtetasit Y.Xh., i cili pasi ka shkaktuar aksidentin, është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Share it :