Plagosi kunatën e tij, arrestohet 69-vjeçari në Durrës

0
105

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të hënë në Dimal. Një 69-vjeçar me probleme të shëndetit mendor ka goditur me thikë nusen e vëllait të tij (kunatën), e cila është transportuar në spital, dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

69-vjeçari është ndaluar nga policia, ndërsa është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, thika.

“Sapo janë njoftuar se mesditën e sotme, në një rrugë të fshatit Drenovicë, një shtetas kishte dëmtuar me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e vëllait të tij, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit.

Menjëherë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit M. (M). O., 69 vjeç (shtetas me probleme mendore), i cili kishte dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasen L. O., 60 vjeçe, e cila është jashtë rrezikut për jetën”,- njofton Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here