U tha se nuk kishte dëme të mëdha, por 1 javë pas zjarrit Urgjenca e QSUT ende jashtë funksionit. Pacientët te “Trauma” dhe tek ish-Sanatoriumi

Urgjenca në qendrën spitalore Nënë Tereza nuk i është kthyer ende normalitetit, pas përfshirjes nga zjarri disa ditë më parë.

Sipas informacioneve, nuk ka ende asnjë përgjigje se kur mund të rifillojë të funksionojë normalisht shërbimi i urgjencës në qendrën më të madhe spitalore në vend.

Sot ishte afati i fundit që ministrja e Shëndetësië, Albana Koçiu kishte lënë për të sqaruar atë çfarë ndodhi në urgjencën e spitalit qendror në Qsut, shkakun, vlerësim të dëmit.

Pacientët janë shpërndarë në spitale të tjera për të marrë asistim mjekësor.

Share it :