Analisti Andi Bushati i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, komentoi vizitën e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken.
Bushati u shpreh se vizita e tij është e zakonshme dhe do të mbahet mend vetëm se, si sekretar shteti ka goditur opozitën, duke instaluar regjimin në Shqipëri.
‘Një vizitë e zakonshme.
Të gjithë të mëdhenjtë e Amerikës që kanë shkelur në këtë tokë, mund ti ndajmë në dy grupe.
Ka pasur vizita të rëndomta, të zakonshme që harrohen dhe ka pasur vizita si ajo e Xhejms Bejkerit apo si e ish-presidentit Bush.
Padyshim që vizita e Blinkenit hyn tek këto të parat, si një vizitë që do të harrohet shpejt si shumë sekretarë të tjerë amerikanë shtetit.
Blinken do të ngelet në të gjitha mënyrat në historinë e këtij vendit, e para për goditjen që i dha opozitës me shpalljen non grata të Berishës dhe dhe e dyta si e rrjedhojë e saj, që përfundoi ciklin e instalimit të regjimit në Shqipëri.
Pra impakti që politika e Blinken në krye të DASH, do të mbahet gjatë në historinë e këtij vendi’, tha Andi Bushati në SYRI TV.