Nis grumbullimi i mbështetësve te selia e PD-së, Bardhi: Do të jetë protestë masive

Pak më shumë se një orë na ndan nga nisja e protestës së grupit opozitar, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë.

Tashmë ka nisur grumbullimi i mbështetësve të Partisë Demokratike përpara selisë qendrore.

Nga ana e demokratëve, marshimi do të nisë nga selia, drejt e në bulevard.

Deputeti demokrat Gazment Bardhi para protestës së opozitës, në një prononcim për gazetarët u shpreh se do të ketë pjesëmarrje masive sot.

Bardhi: “Pjesëmarrje masive e qytetarëve, protestë paqësore dhe me fëmijë e familjarë. Mesazhet do t’i shihni në shesh”.

Share it :