Paloka: Kur proteston opozita Rama zhduket, ai është një burracak që e ka mbushur kupën

0
151

Deputeti Edi Paloka është shprehur se Rama ka ikur pasi është një burracak pasi e di se e ka mbushur kupën me shqiptarët.

“Nuk e di nëse vizita e Ramës është e programuar pa di me siguri se ai në 12 vite që qeveris Rama ka ikur nga Tirana dhe në shumicën e rasteve nga Shqipëria. Dihet se ai është një burracak dhe e di që e ka mbushur kupën me shqiptarët pasi kur del, del me 200 shoqërues me antiplumba dhe me eskorta dhe është faji i të gjithëve ne sepse nuk do të arrinte ta vendoste diktatin nëse do të kishte një popull që reagonte.

Në 20 shkurtin e 1991 unë së bashku me shumë student të tjerë isha në grevën e urisë dhe asnjë nga ne në fillim të asaj dite nuk e priste atë që ndodhi me pas, madje jam i bindur se edhe ata që e rrëzuan monumentin kur kanë dalë nga shtëpia atë ditë nuk e kanë ditur se çfarë do të binin më tej.

Nuk ka asnjë parti politike në botë që të organizojë dhe të thërrasë protesta të dhunshme, dhe të gjitha protestat në europë sot po organizohen nga qytetartë edhe pse jetojnë shumë herë më mirë se ne por ama kur ju preket një e drejtë minimale digjet vendi dhe nuk ndalojnë deri sa të shkojë e drejta tyre në vend. ne si popull reagojmë me shumë vonesë dhe shumë me vështirësi.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here