Këtë të martë parashikohet të jetë mot me diell dhe vranësira. Lokalisht pritet të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu. Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 10-28 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -3 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 17°C. Edhe gjatë kësaj jave moti do të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore por edhe të atyre të lagështa kohë pas kohe.