Plas sherri në “BBV”, Erjola lag me ujë Meritonin: Ndyrësirë…

Banorët e “BBV” i kanë thyer rregullat vazhdimisht dhe duket se vazhdojnë t’i thyejnë pavarësisht paralajmërimeve nga Vëllai i Madh dhe zarfave të zinj.

Sot Meritoni ka prishur sfidën duke u hedhur në pishinë dhe Erjola nuk ka duruar dot. Ajo i ka gjuajtur Meritonit me ujin që kishte në shishe duke e quajtur “Ndyrësirë”.

“Ti tallesh me buxhetin tonë?! Lahu tani ndyrësirë”, i tha Erjola Meritonit tepër e indinjuar nga situata. Meritoni nga ana tjetër nisi të përqeshte Erjolën duke e agravuar situatën.

 

Share it :