Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve t’i bashkohen protestës kombëtare që do të mbahet sot në orën 17:30 para Kryeministrisë.
Me një postim në Facebook, Boçi ka ndarë disa thirrje për shqiptarët, ku iu rikujton se dita e sotme do t’u shërbejë si një thirrje për të drejtat e liritë e tyre, për dinjitetin e mbi të gjitha, për demokracinë.
Demokrati nënvizon se sot është dita “për të ngritur në piedestal njeriu, e për të ulur idhullin”.
Postimi:
MOS I MUNGONI HISTORISË
Qytetarë sot është dita juaj!
Dita e së vërtetës!
Griseni heshtjen dhe bashkohuni me ne për të thirrur liritë e të drejtat tuaja.
Për të kërkuar dinjitet, mirëqënie e demokraci!
Për të nisur së bashku ndërtimin e një të sotme dhe të ardhme që na duhet dhe e meritojmë.
Për një vend:
Pa shpopullim
Pa korrupsion
Pa krim
Pa autokraci
Largojeni apatinë dhe hajdeni me ne në bulevard, të themi të vërtetat tona dhe me ato të nisim të ndërtojmë Shqipërinë tonë:
Ku ka arsim cilësor
Shëndetësi për çdo njeri
Siguri e rend
Ka gëzim jete
Dhe shpresë pa fund
Revoltohuni qytetarë!
Të fitojmë krenarinë tonë
Të fitojmë lirinë politike të votës
Të fitojmë opozitën e bashkuar
Të fitojmë familjet tona
Të fitojmë vendin tonë
Mos mungoni në ditën tuaj!
Është dita për të ngritur në pjedestal NJERIUN dhe shembur IDHUJT e rremë!
SOT NË 20 SHKURT, NË 17.30 NË BULEVARDIN “DËSHMORËT E KOMBIT”