Zjarr, barriera të përmbysura, vazo të thyera, momentet e tensionit para Kryeministrisë

Për gati 2 orë e gjysmë opozita protestoi sot në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, para Kryeministrisë, ku lëshoi akuza në drejtim të qeverisë ‘Rama’. Teksa në shesh u mblodhën mijëra qytetarë, mbështetës të opozitës, në fund të tubimit u regjistruan dhe incidente.

Disa protestues zgjodhën që të hidhnin flakadanë, molotovë dhe shashka para Kryeministrisë, ku pati dhe flakë. Madje disa prej tyre ‘shembën’ dhe gardhin metalik që ishte vendosur nga policia. Ndërkohë, kjo ishte e para protestë që Berisha nuk mori pjesë fizikisht, por dha mesazhet e tij përmes një videoje nga shtëpia, pasi ndodhet në arrest shtëpie.

Madje fjalimi i tij i ngjante dhe fushatës elektorale, pasi dha premtime dhe tregoi synimet nga zgjedhjet e ardhshme. Protesta erdhi pas bashkimit të grupimeve të PD-së, asaj të Bardhit dhe Rithemelimit, madje dhe krijimit të një Federate me aleatët opozitarë.

Flakë, barriera të përmbysura, vazo të thyera, momentet e

Share it :

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *