Denion Meidani dekretohet ambasador në Maqedoninë e Veriut

0
312

Denion Meidani do të jetë ambasadori i ri i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar propozimet e kryeministrit Edi Rama për lirimin nga detyra e ambasadorit në RMV të Fatos Rekës dhe emërimin në këtë detyrë të Denion Meidanit.

Në prezantimin e kandidaturën në komisionin parlamentar për Politikën e Jashtme, Mejdani garantoi angazhim të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara mes dy vendeve, vëmendjen për ligjin e gjuhës shqipe, marrëveshjes se Ohrit si dhe nxitjen e investimeve të drejtpërdrejta.

Denion Meidani është djali i ish-Presidentit Rexhep Meidani. Ai ka mbajtur disa poste publike përgjatë viteve të fundit si ai Drejtorit të Qendrës së Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe këshilltar i Ministrit të Jashtëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here