Dashnor Sula, deputeti i PD, e konsideroi “madhështore”, protestën e popullit opozitar, që u mbaj dje në Tiranë.
“Ndihem i mahnitur dhe i frymëzuar nga pjesëmarrja e lartë e qytetarëve në protestë, – shkroi z. Sula në Fb. – Opozita, populli opozitar i dha një mesazh të qartë arrogancës së pushtetit dhe të gjithë atyre skeptikëve se ka vdekur shpresa opozitare.
Opozita është e bashkuar dhe në këmbë për t’i prirë zemërimit te popullit të shtypur nga kjo mazhorancë dhe për t’i dhënë atyre alternativën më të mirë. Rinia është aty. E ardhmja është aty dhe sot ishte më e dukshme se kurrë.”
Video e publikuar nga deputeti Dashnor Sula.