Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, deputeti Agron Gjekmarkaj ka zhvillua një vizitë në parlamentin grek me ftesë zyrtare të Zëvendës Kryetarit të Parë të Parlamentit të Greqisë, Janis Plakiotakis.
Gjekmarkaj ka bërë të ditur se ka vënë në dijeni zyrtarin e vendit fqinj për disa çështje themelore që lidhen me arrestimin politik të kryetarit të Bashkisë së Himarës, Fredi Belerin dhe për akuzën antikushtetuese të bërë ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha.
Reagimi:
Me ftesë të Zëvendës Kryetarit të parë të Parlamentit të Republikës Helenike, z. JANIS PLAKIOTAKIS, vizitova dje këtë institucion themelor të shtetit grek.
E falenderova z. Plakiotakis dhe ekipin e tij për mbështetjen që Greqia në këto dekada i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit, në ndihma dhe investime të drejtpërdrejta. Nuk mund të përjashtohet asnjeherë roli i minoritetit grek në vendin tonë si urë miqesie, por edhe komuniteti tashmë i madh shqiptar i emigracionit në vendin fqinj gjithnjë e më i përfshirë në shoqërinë greke, si faktor ekonomik, social e kulturor.
Çështja “Beleri” si çeshtje e të drejtave të njeriut, bazuar në konventat europiane, ishte pika kyçe per z Plakiotakis, trajtimi i tij si një i burgosur politik.
Perfitova nga rasti t’i shpjegoj pozicionin e qartë të Opozites shqiptare për këtë çeshtje nga fillimi e në vazhdim.
Po ashtu e informova bashkëbiseduesin per shkeljen e Kushtetutës në nenin 73 të saj nga organet e drejtësisë në rastin e arrestimit pa akuzë të Liderit të Opozitës, ish-President dhe ish-Kryeministrit të vendit, Sali Berisha, ngjarje kjo që ka krijuar pikëpyetje të mëdha e tension politik.
Duke përfituar nga vemendja e plotë e homologut grek, i kërkova atij t’i trasmetojë Kryeministrit Micotaqis shqetësimet e PD si një parti aleate në menyrë që institucionet europiane të jenë vigjilente ndaj çeshtjeve të Kushtetutës, ligjit dhe të drejtave të njeriut, të kthehen e të marrin rolin që u takon për t’i dhënë zgjidhje krizes parlamentare në vendin tonë duke hetuar me kujdes shkaqet e krizes.
Me z. Plakiotakis ndamë të njëjtin mendim që duhet të punojmë për të shmnagur çdo provokim, çdo tension që gjeneron konflikt mes vendeve tona si dy popuj që historikisht që në zanafillë janë pranë njëri-tjetrit.