4 nga të rinjtë e FRPD që u rrëmbyen në mënyrë të dhunshme nga struktura të policisë së shtetit me sjellje prej barbarësh vijojnë të mbahen ende padrejtësisht.
Mëkati i tyre i vetëm është se protestuan tek Godina e Kryeministrisë që prej një dekade është kthyer në godinën ku me vendime qeveritare vidhen taksat e tyre dhe e ardhmja e tyre.
Rrëmbimi i tyre i dhunshëm, ishte një provokim i ulët i Policisë së Shtetit me urdhër direkt të Taulant Ballës, i njohur si vasal i bandave të Elbasanit dhe me arrestimin e tyre, duan të kërcënojnë të rinjtë e tjerë që të mos marrin pjesë në protesta.
Kërcënimi i tyre është i kotë pasi të rinjtë tanë do jenë në frontin e parë të protestës dhe nuk do trëmben nga kërcënimet e strukturave të rendit që Rilindja i ka vënë në shërbim të krimit.
https://www.facebook.com/share/v/2DBxHN4uaHKMFYQn/?