FBI-ja angleze, i sjell SPAK listën e “çunave të Londrës”

0
160

NCA Agjencia Britanike Kundra Krimit të Organizuar, kërkon hetim dhe konfiskim të pronave të përfituara nga krimi organizuar shqiptarë në Britaninë e Madhe, të atyre që njihen si “Çunat e Londrës”.

Për këtë në Tiranë qëndroi Graeme Biggar, drejtor i përgjithshëm i NCA, nga ku me kreun e SPAK Altin Dumani nënshkroi një memorandum bashkëpunimi.

 

Top Channel mëson se ky memorandum do të shërbejë për hetime të përbashkëta mes NCA dhe SPAK. Sikurse identifikimi dhe konfiskimi pasurive të atyre shqiptarëve të hetuar nga NCA dhe dënuar më pas nga gjykatat britanike.

Gjatë ditëve në vijim pritet të mbërrijnë në  SPAK të gjitha vendimet e gjykatave angleze për ata shtetas shqiptarë,  të hetuar për krim të organizuar nga NCA.

 

Prokuroria e posaçme e komentoi nënshkrimin e këtij memorandumi si “institucionalizim të  partneritetin të suksesshëm tashmë të vendosur midis SPAK dhe NCA, në përpjekjen e përbashkët për të luftuar krimin e organizuar, pastrimin e parave dhe korrupsionin e zyrtarëve të lartë publik”.

 

Një zëdhënës i NCA për këtë bashkëpunim me SPAK dha këtë koment për Top Channel gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu.

 

“Agjencitë shqiptare ligj-zbatuese janë partnerë vendimtarë për NCA në seriozitetin me  luftën me krimin e organizuar, në mbrojtje të publikut. “Nënshkrimi këtij memorandumi me SPAK e thellon angazhimin në të punuarin bashkërisht në shërbim të dy vendeve”.

Prej krijimit në vitit 2013 NCA  ka hetuar me qindra grupe kriminale shqiptare në Angli duke i çuar përpara drejtësisë.

 

Kjo agjenci e njohur si FBI-ja angleze, me një buxhet vjetor prej mbi £859 milion stërlina, ka zhvilluar operacione me fokus shqiptarët në Angli të përfshirë në trafik kokaine, trafik armësh trafik emigrantësh dhe pastrim parash. Më herët drejtori NCA njohur si FBI-ja angleze u takua edhe me ministrin e Brendshëm Taulant Balla ku është folur për operacione të përbashkëta me policinë e shtetit dhe në të ndihmuarit me ekspertizë për vetëpastrimin e policive.

 

Në nëntor të vitit të shkuar Top Channel raporti se NCA dhe policitë angleze i kishin kërkuar policisë shqiptare,  të dhëna për më shumë se 1,700 shqiptarë në shtetin ishull, të konsideruar si subjekte me interes për hetimet e tyre. Prej krijimit të NCA, në Tiranë janë stacionuar 6 oficerë të kësaj agjencie, të cilët bashkëpunojnë me Drejtorinë e Policisë  Kriminale dhe Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë në Policinë e Shtetit.

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here