Miratohet marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët, Nikolla mbyll seancën

Sërish seanca parlamentare ka zgjatur vetëm pak minuta.

Megjithatë mazhoranca arriti të miratojë me 77 vota paktin mes Shqipërisë dhe Italisë për ngritjen e qendrave të refugjatëve.

Marrëveshja, e cila parashikon ngritjen e kampit të emigrantëve, mori dhe 3 votat e PDIU.

Ndërsa Lindita Nikolla ka njoftuar se PS është tërhequr nga miratimi i amnistisë penale.

Ashtu si herët e shkuara, edhe seanca e kësaj të enjteje u shoqërua me zhurmë dhe debate mes palëve politike.

Deputetët e PD vijuan me aksionin e tyre duke bllokuar foltoren.

Share it :