Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, ka folur për aksionin e opozitës, protestën e 20 shkurtit dhe mosreagimin e Edi Ramës.
Salianji tha se kjo protestë ishte përtej pritshmërive pasi edhe njerëzit që paguhen nga qeveria për të bërë propagandën e të kundërtës nuk kishin çfarë thoshin në raport me pjesëmarrjen.
Deputeti demokrat theksoi gjithashtu se qëllimi i PS ishte që me izolimin e Sali Berishës të përçanin opozitën dhe të frikësonin popullin opozitar, dështoi.
Salianji: Kjo protestë ishte përtej pritshmërive. Edhe njerëzit që paguhen nga qeveria për të bërë propagandën e të kundërtës nuk kishin çfarë thoshin në raport me pjesëmarrjen.
Mbas protestës nuk patën asnjë argument.
Qëllimi i PS ishte që me izolimin e Sali Berishës të përçanin opozitën dhe të frikësonin popullin opozitar. Izolimi solli që edhe PD u bashkua dhe këtë e thashë që atë ditë që shkova në selinë e PD, dhe së dyti sentimenti për një goditje të padrejtë që iu bë Sali Berishës, përtej edhe 1 milion arsyeve që kanë qytetarët për të protestuar, treguan pikërisht të kundërtën që ky popull nuk trembet, që në Shqipëri ka shpresë se ka njerëz që vendosin interesat kombëtare të parat dhe opozita është shumë më mirë se ishte në vitin 2021.
Ishte një frymëmarrje jo vetëm për opozitarët por për të gjthë qytetarët shqiptarë që opozita nga pikëpamja numerike është në lartësinë e pritshmërive të qytetarëve.
Sot pakënaqësia ndaj qeverisë edhe në sondazhet e mediave të veta është 70%.
Unë e shoh si një fillim të një rrugëtimi i cili me bashkimin si akt të pamjaftueshëm në vetvete të shkojë përtej te një rikonceptim te një qasje tjetër me qytetarët për ta mundur Edi Ramën qoftë në zgjedhjet e parakohshme apo në zgjedhjet e 2025.
Pse duhet të qëndrojë një qeveri që nuk i përgjigjet dhe shërben interesave të qytetarëve për cilën arsye? Se në çdo projektligj dhe ligj që kalon në parlament ka vetëm interesat e oligarkëve dhe atyre që i ndan tokën, detin dhe ajrin duke ngrënë qofte me oligarkët.