Vota e diasporës, Haçkaj: Propozojmë votimin e emigrantëve përmes postës private

0
196

Edhe pse forca politike shprehen se janë dakord që dhe qytetarët që banojnë jashtë vendit të kenë të drejtën e votës, ende nuk po bëhet asgjë konkrete në këtë drejtim.

Në emisionin “Opinion”, po diskutohet tema “Si dot votojmë ne dhe emigrantët”. Për të diskutuar për këtë çështjen, ka folur përfaqësuesi i lëvizjes “Diaspora e Lirë”, Florian Haçkaj i cili ka treguar si bazohet plani i tyre për votimin e emigrantëve shqiptarë.

 

Ai ka sqaruar se si mund të realizohet votimi i emigrantëve si dhe për një vendim të dhënë nga Gjykata Kushtetuese para më shumë se një viti për këtë çështje.

Blendi Fevziu: Cili është koncepti që ju keni? Si realizohet?

 

Florian Haçkaj, Lëvizja “Diaspora e Lirë”: Vendoset data e zgjedhjeve. KQZ më përpara ka plotësuar të gjithë platformën që duhet, ka lajmëruar njerëzit, ka bërë fushatë ndërgjegjësuese, vendoset data nga Presidenti, i lihet kohë qytetarëve që jetojnë jashtë të shprehin dëshirën nga vendbanimet ku jetojnë, pra të pararegjistrohen. Kjo është për të ja lehtësuar shqiptarëve që duan të votojnë.

 

Blendi Fevziu: Pra, a ju lejohet një periudhë kohore 2-3 mujore që të regjistrohen në KQZ duke treguar dhe vendin ku janë?

 

Florian Haçkaj: Në momentin që KQZ e plotëson sistemin ku ti bën kërkesën si qytetar, fillojnë verifikimet dhe pastaj kur fillon votimi, ka një periudhë që i lihet diasporës dhe këtë ne e kemi në projektligj të detajuar që kemi dorëzuar në parlament, vjen zarfi, voton, e çon dhe kjo numërohet në KQZ-në qëndrore në një datë të caktuar, ose para, ose pasi ata të mbyllen. Ne kemi një popullsi që gati gjysma është jashtë, Censi i ri do ta tregojë.

 

Blendi Fevziu: Në këtë klimë të mosbesimit të partive politike, kush jep garanci që këto letra që shkojnë me postë dhe vijnë me postë, nuk kanë frikë që manipulohen?

 

Florian Haçkaj: Ne synojmë posta private, nuk duam ta ulim poshtë postën shtetërore shqiptare, por është një pozicion politik, partiak. Ne synpjmë posta private, të bëhet në mënyrën më të sigurtë të mundur.

 

 

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here