Koordinatori i Rajonit të Tiranës në PD, Klevis Balliu në një intervistë në ‘Edicionin e Pasdites’ në Syri Tv, deklaroi se ndërkohë që Rama tentoi të izolonte liderin e opozitës Sali Berisha në shtëpi, Berisha nga shtëpia izoloi gjithë qeverinë.
E gjithë tentativa për të izoluar liderin e opozitës ishte që të izolonte opozitarizmin, në fakt ata tentuan të izolonin Berishën në shtëpi, por ai nga shtëpia izoloi gjithë qeverinë, dhe ata u zhdukën.
Sali Berisha ka fuqinë që ka, pavarësisht se ku është, është në zyrë në shtëpi, në zyrë në seli apo në një zyrë tjetër.
Ai është lideri i opozitës dhe e vërteta është e vërteta nuk e zhbën dot, sado të nxjerrësh një Shqipëri tjetër në televizionet e Carlo Bolinos.
Nuk ka rëndësi ajo çfarë del atje, e vërteta është e vërteta dhe në shesh del gjithmonë e vërteta nuk del kurrë propaganda.
Dhe e vërteta është se këta kërkuan që të izolojnë Sali Berishën dhe në fakt Sali Berisha izoloi të gjithë këta me datën 20 shkurt.
I zhduki këta nga mediat, Edi Rama u largua, gjithë qeveria u largua, s’pikëtinte zëri, dhe më të drejtë shumë nga këta,mund të jenë habitur sepse janë ndikuar nga propaganda e qeverisë se “ këta nuk kanë njerëz’’, që “opozitën nuk e duan shqiptarët” që “shqiptarët duan Edi Ramën”, që ”shqiptarët duan Erion Veliajn”.
Por, për çfarë t’i duan këta ? Se i vjedhin përdit? Janë absurditete. Prandaj dikush mund të jetë habitur nga ajo pjesëmarrje, por unë personalisht nuk jam habitur.