Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit.Një sasi lënde plasëse i është vendosur një automjeti Audi në pronësi të shtetasit Bledar Freskina, parkuar në parkingun e një supermarketi pranë Teatrit Migjeni në Shkodër rreth orës 4.20 minuta.Si pasojë e shpërthimit të fortë, automjeti është dëmtuar pothuajse plotësisht.Nuk dihen akoma shkaqet e këtij shpërthimi, ndërkohë që Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po bën ekspertizën.
