Fillon “krasitja” e Zonave të Mbrojtura, AKZM-ja do të rivlerësojë listën e monumenteve të natyrës

0
92

Nga Boldnews.al

Institucionet vihen në lëvizje për shkatërrimin e atyre pak zonave të mbrojtura, ku tashmë priten ndërtime dhe resorte. Ditën që Parlamenti votoi ligjin që cënon këto zona, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura ka hapur një tender për të rivlerësuar disa monumente.

Një paradoks i madh, pasi ligjvënësit dhe të emëruarit në poste të rëndësishme shtetërore janë vënë të gjithë “në radhë” nga oligarkët. Këta të fundit kanë kërkuar me ngulm që të ndryshojë ligji, teksa kanë kërkuar edhe heqjen e një morie monumentesh nga lista, me qëllim hapjen e kantierëve të ndërtimit.

Duket se ambientalistët, apo edhe vetë opozita, kanë qenë të pafuqishëm për të parandaluar këtë nismë. Madje, as kërcënimet e Brukselit nuk i zmbrapsën dot këta oligarkë, të cilët tashmë orientojnë edhe politikat e qeverisë, duke iniciuar ligje dhe duke vendosur ministra apo drejtorë të rëndësishëm. Të gjithë janë kapur, ndërsa votimi i së enjten në Kuvend i hap rrugë një masakre të Zonave të Mbrojtura.

Shpallja e njoftimit të tenderit nga AKZM për rivlerësimin e monumenteve të natyrës

Dokumenti i mësipërm është hapja e tenderit nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. Objekti i procedurës është “studim – rivlerësimi i listës së monumenteve të natyrës”.

Pra, nisur nga objekti, pritet që të rivlerësohen ato monumente ekzistuese. Por, nëse janë ekzistuese, përse do rivlerësohen? Natyrisht, që ekspertët apo punonjësit shtetërore kanë të gjithë informacionin për këto monumente. Kërkojnë një firmë private, që të fillojë “krasitjen” e tyre. Në këtë mënyrë heqin përgjegjësinë nga vetja se “vlerësimi u bë nga privatët”.

Gjithçka duket një skemë e pastër e këtij institucioni, për të hequr një mori monumentesh nga lista, me qëllim që edhe ato ndërtime apo resorte që kanë nisur afër tyre të zhvillohen. Pritet që lista të ketë ndryshime të mëdha, të diktuara fortë nga oligarkët, me lidhje të fuqishme.

Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, fondi limit i këtij tenderi është 21.000.000 lekë, ndërsa kërkohen studime të realizueshmërisë, shërbime konsulence dhe analiza. Kërkohet gjithashtu edhe menaxhimi i mjedisit. Në fakt, e gjitha nuk është një menaxhim, por një keqmenaxhim, duke i hapur rrugë heqjes së këtyre monumenteve të natyrës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here