“Kishim konflikte çdo ditë”/Rrëfehet 19-vjeçarja: Kisha dy mundësi! Ose ta vrisja, ose të arratisesha…

0
135

Eshtë zbardhur një tjetër dëshmi e 19-vjeçares, Hygerta Meta që vrau babanë e saj Pellumb Meta në fshatin Shënvlash të Durrësit.

Ajo ka rrëfyer mardhënien e saj të komplikuar me të atin, sepse ky i fundit kishte vendosur ta fejonte me një djalë për të cilin ajo nuk ishte dakord. Sipas saj prej ditësh kishte patur konflikte me të ndjerin në lidhje me fejesën e padëshiruar. Ajo tregon se kishte planifikuar dy mundësi ose do të vriste babanë ose do të arratisej nga shtëpia.

Kishim pothuajse përditë konflikte dhe përplasje. Më tha që kjo punë është vendosur, do fejohesh me atë që të them unë dhe pikë. Babain e vrava se donte të më martonte me dikë që unë as nuk e doja. Kishim pothuajse përditë konflikte dhe përplasje. Më tha që kjo punë është vendosur, do fejohesh me atë që të them unë dhe pikë. Unë planifikova se si mund të shpëtoja nga kjo fejesë. E vetmja mënyrë ishte ose të arratisesha nga shtëpia ose të vrisja babain”, mësohet të ketë deklaruar ajo.

19-vjeçarja u tha gjithashtu hetuesve se në ditën e vrasjes babë e bijë ishin vetëm në shtëpi dhe mohoi ta ketë ndihmuar dikush tjetër.

“Një ditë nisëm të debatonim prap kur ishim në shtëpi. Nëna ishte në arë. Mora pistoletën dhe e qëllova. Më pas kisha frikë mos më fusnin në burg dhe mendova të fshihja trupin e babait. Pasi e varrosa në afërsi të banesës mendova se edhe policia e besoi se ai ishte zhdukur. Unë e kam kryer e vetme krimin, nuk më ka ndihmuar askush”, ka thënë ajo.

Por policia raportohet se ka marrë në pyetje të gjithë familjarët, ndërsa pritet të ketë arrestime të reja lidhur me ngjarjen. Policia dhe hetuesit gjithashtu po punojnë për gjetjen e armës së krimit, për të cilën vajza tha se kishte përdorur armën e babait të saj.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here