Ky është Pëllumb Meta, 49-vjeçari që u vra nga e bija në Durrës

0
157

Personi që shihni në foto është 49-vjeçari Pëllumb Meta, që u vra nga vajza e tij 19-vjeçare Hygerta Meta, në fshatin Shënvlash të Durrësit.

Ngjarja u zbulua mëngjesin e kësaj të premte, ku nga hetimet e policisë është zbuluar trupi i 49-vjeçarit i groposur në kasollen e bagëtive pranë shtëpisë.

Sipas autoriteteve, 19-vjeçarja Hygerta Meta ka deklaruar  se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur. Policia ka arrestuar 19-vjeçaren, ndërsa ka dyshime se vajza ka pasur bashkëpunëtorë.

Mësohet se babai i saj (viktima), punonte si roje te tregu i makinave në Nishtulla.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here