Pse Beqaj po tenton të fundosë Manasterliun?!

0
1392

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur këtë të premte në SPAK, ashtu sikurse është i caktuar më herët në masën e sigurisë. Por në një prononcim të shkurtër për gazetarin Edison Vatnikaj në dalje të SPAK-ut, Beqaj ka lënë të kuptohet se kërkon hetime edhe për Ogerta Manastirliun.

“Kur thoni qe duhen të hetohen njerëz të tjerë e keni pasur fjalën për Manastirliun?” e ka pyetur gazetarim ndërsa Beqaj i është përgjigjur: “Unë kam kërkuar që hetimet të vlerësojnë pse nuk u vu në punë për 3 vite dhe gjithashtu të vlerësojnë arritjet fantastike në 8 vite që zbatohet kontrata”.

Ogerta Manastirliu u thirr në SPAK disa ditë më parë për t’u marrë në pyetje.

Ndërkohë, nuk është hera e parë që Beqaj kërkon hetimin e Manastirliut për sterilizimin. Në një prononcim për mediat disa javë më parë, Ilir Beqaj tha se kishte kërkuar që SPAK të hetonte se çfarë ndodhi me koncensionin e sterilizimit pas largimit të tij si ministër.

“Besoj se hetimet janë ende shumë të ngushta është e domosdoshme që ato të shtrihen në dy pjesë. Së pari nga marsi 2011 deri në shtator 2013 për të hetuar pse dy vjet e gjysmë u mbaj ai central dhe nuk u vu në punë, por edhe tashmë janë bërë 8 vjet nga zbatimi i kontratës për të hetuar kush janë përfitimet e drejtpërdrejta të qytetarëve dhe buxhetit nga zbatimi i kësaj kontrate” u shpreh ish-ministri ndërsa doli nga SPAK.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here