Policia e Durrësit njoftoi sot pasdite arrestimin e Hysen Matës, 25 vjeçarit i cili bëri denoncimin për zhdukjen e të atit 10 ditë më parë.
Krim i rëndë në familje u shënua në Durrës. Sot paradite ishte arrestuar e motra e tij, Hygerta Meta, studente e Gjuhëve të Huaja në Tiranë pasi kishte marrë përsipër vrasjen me armë zjarri të atin në kasollen e lopës dhe më pas trupi i tij u varros në oborrin e banesës në fshatin Shënavlash të Durrësit.
Krimi i rëndë, i cili u zbulua sot (23 shkurt ), sipas policisë mendohet se ka ndodhur ditë më parë, ndërsa trupi i 50-vjeçarit, Pëllumb Meta u gjet sot i varrosur në oborr, rreth 70 metra larg banesës.
Gjithçka nisi dhjetë ditë më parë, më 13 shkurt ora 22:30 kur djali i tij Hysen Meta bëri denoncimin në polici për zhdukjen e të atit. Menjëherë më pas u vu në lëvizje Sektori i Krimeve të Rënda në Policinë e Durrësit për të zbardhur krimin e rëndë. Mendohet se vrasja është kryer tre ditë para denoncimit, pra 10 shkurt.
https://www.standard-al-207047.hostingersite.com/2024/02/23/zbardhet-deshmia-e-hygerta-metes-nuk-pendohem-qe-e-vrava/
https://www.standard-al-207047.hostingersite.com/2024/02/23/vru-babane-me-kater-plumba-gjendet-arma-e-krimit-ne-durres/
https://www.standard-al-207047.hostingersite.com/2024/02/23/vrasja-ne-durres-misteret-qe-fshihen-pas-krimit-te-rende-5-pyetjet-qe-ende-skane-pergjigje/